Associate Project Manager
Career Opportunities at Balfin Development · Tirana, Tirana, Albania · On-site
Posted Sep 14, 2026
Sign up free: we match you to jobs like this, tailor your application and fill the form. 2 free applications every day.
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet. Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023. Pozicioni: Ndihmës Menaxher Projekti Vendndodhja: Tiranë Përmbledhja e Pozicionit: Ofron ekspertizë dhe mbështetje për monitorimin e ecurisë së projektit dhe ekzekutimin e proceseve të inicuara nga Menaxheri i Projektit. Ai është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve, resurseve dhe palëve të përfshira në projekt në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e cilësisë, buxhetit dhe sigurisë në punë. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: Ekzekuton dhe monitoron ecurinë e proceseve të projektit, në mënyrë që të arrihen objektivat strategjike, duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e buxhetit, kërkesat kohore dhe standardet e cilësisë; Bashkëpunon me Menaxherin e Projektit për të kuptuar kërkesat e projektit, objektivat, materialet e nevojshme dhe për të raportuar ecurinë e proceseve; Monitoron realizimin e objektivave, proceset e projektimit, proceset e oponencave, akt-kontrollet e punimeve, ecurinë e punimeve dhe proceset e përgatitjes së dokumentacioneve ligjore për mbylljen e punimeve, duke mbajtur korrespondencë dhe duke dokumentuar me shkrim të gjithë informacionin e mbledhur; Përgatit raporte periodike në formatin e standardizuar, në lidhje me ecurinë e projekteve, duke realizuar vizita në terren sipas një frekuence dhe grafiku të miratuar; Përgatit draftet e shkresave zyrtare me palët zhvilluese, palët pronare etj.; Mbështet përgatitjen e dosjeve të ndryshme tekniko-ligjore për proceset e projektit; Mbështet përgatitjen për prerjen e faturave/penaliteteve për palët; Mbështet procesin e përgatitjes së dokumentacionit për kolaudim, leje përdorimi apo hipotekim Bashkëpunon me shoqëritë dhe departamentet e tjera të përfshira në proces, për ndjekjen…